Mbikëqyrje e rregullt dhe kontrolluese administrative ndaj 7 radiodifuzerëve

Shkup, 18.09.2018. –  Agjencia realizoi një mbikëqyrje të rregullt administrative ndaj Radio Antena 5, Kanal 77 dhe Radio Metropolis në lidhje me respektimin e obligimeve për publikimin e impresumit, informatave në dispozicion të shfrytëzuesve dhe identifikimit të radiodifuzerit. Mbikëqyrja tregoi se Radio Antena 5 dhe Radio Metropolis në një pjesë të programeve të emetuara nuk i kanë publikuar të dhënat për impresumin që janë të obliguar për t’i emetuar në vend adekuat për çdo përmbajtje të shërbimit programor.

Gjatë mbikëqyrjes kontrolluese ndaj Nasha TV, më saktë emisionin “Dobra ideja” të emetuar më 7 gusht 2018, është konstatuar se nuk janë publikuar të dhënat e impresumit, edhe pse për këtë paraprakisht është shqiptuar masa e vërejtjes. Mbikëqyrje kontrolluese administrative është kryer edhe ndaj TV Topestrada, TV M dhe TV Uskana Eden në lidhje me obligimin për publikimin e informatave që duhet të jenë në dispozicion të shfrytëzuesve. Vetëm TV Uskana Eden nuk ka vepruar sipas masës së shqiptuar paraprake, më saktë në programin e vet të emetuar më 4 shtator 2018, nuk i ka siguruar informatat që duhet të jenë në dispozicion të shfrytëzuesve.

Raportet mund të merren në këto linke:

Radio Antena 5 – (neni 14 nga LM, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 nga LSHMAA) – 17.09.2018

Kanal 77 – (neni 14 nga LM, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 nga LSHMAA) – 17.09.2018

Radio Metropolis – (neni 14 nga LM, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 nga LSHMAA) – 17.09.2018

Nasha TV – (neni 14 nga LM) – 17.09.2018

ТV Topestrada – (neni 51 paragrafi 1 nga LSHMAA) – 17.09.2018

ТV М – (neni 51 paragrafi 1 nga LSHMAA) – 17.09.2018

ТV Uskana Eden – (neni 51 paragrafi 1 nga LSHMAA) – 17.09.2018



Accessibility

Accessibility