Konstatohet shkelje e rregullave për publikimin e anketave te 1TV

Shkup, 27.09.2018. – Me mbikëqyrjen e prezantimit mediatik gjatë referendumit, ndaj shërbimit programor të 1TV, të emetuar më 25 shtator 2018, Agjencia konstatoi shkelje të rregullave për publikimin e rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik.

Respektivisht 1TV më 25 shtator 2018, disa herë i ka publikuar rezultatet e hulumtimit të mednimit publik në lidhje me referendumin, të realizuar nga agjencia “Rejting”, e që janë porositur nga 1TV, pasi që ka përfunduar periudha e lejuar për emetimin e tyre, më së voni pesë ditë para ditës së caktuar për votim, respektivisht në rastin konkret deri më 24 shtator 2018.

Për këtë shkelje, ndaj 1TV, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele di të inicojë procedurë për kundërvajtje para gjykatës kompetente.

Raporti i monitorimit mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility