Të parandalohen dukuritë e mundshme të klientelizmit

Shkup, 17.12.2018. Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, si trup rregullues kompetent, rregullisht realizon kontroll të respektimit të dispozitave ligjore lidhur me strukturën pronësore dhe koncentrimin mediatik.

Gjatë kontrollit të brendshëm, të realizuar më 14 dhjetor 2018, ësht ëkonstatuar situatë që mund të sjellë deri te paraqitja e sjelljes klienteliste të mediumeve ndaj pushtetit. Respektivisht, personi fizik Viktor Serafimov, pronar i televizionit rajonal Televizija 3, njëherë paraqitet edhe si pronar i “Auto qendrës së testimit Shkup”, që sipas shkrimeve të mediumeve, “7 ditë pas themelimit ka fituar një tender milionësh nga MPB për realizimin e provimeve për shofer në territorin e Shkupit”.

Pronësia paralele ndaj radiodifuzerit dhe personit të lartpërmendur juridik vetvetiu nuk janë në kundërshtim me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, mirëpo lenë mundësi që pushteti të ndikojë në politikën redaktuese të televizionit dhe me këtë të preket pavarësia redaktuese.

Rregullatori nuk ka mekanizma në dispozicion me të cilat mund të pengojë dukuritë e këtilla e as që ka kompetencë për persona juridik që nuk kanë lidhshmëri me sferën audiovizuele. Agjencia shumë herë deri më tani ka organizuar punëtori për standardet profesionale të gazetarisë dhe përpiqet për forcimin e vetërregullimit dhe me këtë edhe për integritetin e gazetarëve. Prap se prapë, liria dhe pavarësia e mediumeve janë të kushtëzuara nga më shumë faktorë. Ajo nënkupton se pushteti dhe institucionet shtetëroe duhet të krijojnë ambient të konsiderueshëm për mediumet, respektivisht të tregojnë integritet dhe në praktikë të zbatojnë përpjekjet për reforma mediatike me qëllim të vetëm për mediume të lira të pavarura dhe demokratike.



Accessibility

Accessibility