Kryeministri të përmbahet nga diskreditimi, etiketimi dhe diskriminimi

image_pdfimage_print

Shkup, 13.08.2019 – Agjensia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dënon ashpër deklaratën e sotme të kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me çështjen “Reket” e cila është problematike të paktën për tri çështje.

Përkatësisht, Kryeministri, si mbajtës i detyrës publike, në vend që të pranojë dhe respektojë rolin e gazetarëve si kritikë të punës së qeverisë, po përpiqet të diskreditojë gazetarë. Në vend që të tregojë nivelin më të lartë të respektit ndaj dallimeve, ai përdor etiketime që janë nënçmuese për personat e LGBT. Zaev gjithashtu në deklaratën e tij nuk e respekton as supozimin e pafajsisë.

Agjencia edhe njëherë dëshiron që ti rikujtoj politikanët se detyra e tyre është që ti respektojnë standardet europjane për lirinë e inforimimit, ti respektojnë dallimet dhe të përmbahen nga përdorimi I gjuhës që mund të minojë këto vlera.



Accessibility

Accessibility