„MOST“ TË MOS JEP VLERSIME PAUSHALLE PËR DEZINFORMATA

image_pdfimage_print

Skup, 06.08.2019 –  Pretendimet e publikuara në “Top Listën e dezinformatave në Rastin Reket” të përpunuara nga F2N2, një projekt i Shoqatës së Qytetarëve MOST – Shkup, që Drejtori Zoran Trajçevski në emisionin “Kod” ka plasuar dezinformata janë vetëm një shembull i mungesës së kontrollit të fakteve deri në krijimin dhe shpërndarjen e dezinformatave.

Në listë, deklarata e drejtorit të ASHMA-së u cilësua si dezinformatë, megjithëse ishte mjaft e qartë se kishte të bëje me informimin e aktiviteteve të Agjencisë në lidhje me ngritjen e procedures kundër 1TV për krijimin e një partneriteti të fshehtë, respektivisht për kërkesën e Agjencisë nga MPB për verifikimin e informacioneve të marra dhe për të marrë informacione të rëndësishme për procedurën. Verifikimi i informacioneve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional nuk mund të barazohet me shpërndarjen e dezinformatave, kjo është arsyeja pse Agjencia ka reaguar ndaj mohimit të MPB-së.

Reagimi u botua në më shumë mediume, dhe nëse F2N2 e ka respektuar metodologjinë dhe qëllimet e veta, do të duhej të merrte parasysh përmbajtjen e sajë, si dhe të kontrollonte të gjitha faktet para se të jepte një vlerësim për dezinformatë.

Mjeti i vërtetë në luftën kundër dezinformatave është paraqitja e plotë, e vërtetë dhe objektive e ngjarjeve dhe kjo duhet të merret parasysh nga të gjithë ata që mbrojnë dhe punojnë në luftën kundër dezinformatave. Paraqitja e gjysmës së informacioneve nga një organizatë që lufton kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme ndërsa kërkon një objektivitet, saktësi, respekt për standardet profesionale, parimet etike dhe një kulturë e të folurit është jashtëzakonisht joprofesionale.



Accessibility

Accessibility