DEKLARATË PËR PUBLIK

image_pdfimage_print

Shkup, 24.08.2019 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale u bën thirrje politikanëve të përmbahen nga paditja e mediave dhe të mos njellosin lirinë e shprehjes. Njoftimet për padi paraqesin presion të drejtpërdrejtë mbi punën e mediave, veçanërisht kur informojnë për tema me interes të lartë publik.

Mediat janë mbrojtësit e interesit publik dhe krijuesit e vetëdijës publike, prandaj duhet të publikojnë informacione gjithëpërfshirëse dhe të verifikueshëm në interes të publikut. Siç thuhet në Deklaratën e Këshillit të Evropës për Lirinë e Debatit Politik në Media “e drejta e lirisë së shprehjes mbart me vete përgjegjësi dhe përgjegjësi që punonjësit e mediave duhet ti kenë parasysh”.

Njëherit i rikujton zyrtarët e qeverisë se me vetëpranimin e postit kanë pranuar të jenë lëndë e debtit politik publik, me atë edhe lëndë e mbikqyrjes e publikut dhe potencialisht kritikë e forte publike përmes mediave për mënyrën me të cilën I kryejnë funksionet e tyre.

Agjencia në mënyrë të përsëritur bën thirrje për të përdorur të drejtën e korrigjimit ose përgjigjes, në vend që të drejtohen drejtpërdrejt me padi ndaj gazetarëve dhe mediave, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbajtësit e posteve publike.



Accessibility

Accessibility