TV ALFA TË SILLET PROFESIONALISHT

image_pdfimage_print

Shkup, 27.08.2019 – Menjëherë pas transmetimit të djeshëm të emisionit televiziv “Fjalë pas fjale” në Alfa TV, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale me detyrë zyrtare, realizoi mbikëqyrje programore dhe konstatoi se Televizioni kishte shkelur dy parime të kryerjes së detyrës.

Përkatësisht, në mënyrën me të cilën ishte formuluar tema për komunikim me shikuesit, TV Alfa veproi joprofesionalisht dhe në kundërshtim me parimet ligjore “kujdesje dhe zhvillim të vlerave humane dhe morale të njeriut“ dhe për “barazin e lirive dhe të drejtave pavarshisht nga gjinit “

Alfa TV mori një vendim editorial për të përdorur një shprehje që është diskriminuese dhe fyese, respektivisht përdoret për etiketim, me çka tregohet edhe fakti i moderatores së emisionit që shmang ta përdore, madje e përmend se zgjedhja e tillë nuk ishte vendimi i saj. Gjithashtu, në situatën konkrete, mediumi nuk bën dallimin midis përgjegjësisë që mbart kur informon për ngjarje që kanë ndodhur dhe kur vetë burim i shprehjeve është diskredituese.

Agjencia i rikujton mediumet, si dhe më parë që i rikujtoi politikanët  se respektimi i standardeve europiane për lirinë e informacionit nënkupton që – gjatë nxitjes së debateve në opinion për çështje aktuale, duhet të përpiqen që diskutimi të jetë në nivel të lartë dhe jo të kontribojnë për uljen e tij.



Accessibility

Accessibility