DEKLARATË PËR PUBLIK

image_pdfimage_print

Shkup, 5 shtator 2019 – Në pajtueshmëri me kopetencat e tij për ta ndjekur informimin e radiodifuzerëve në lidhje me pyetjet dhe çështjet gjinore, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi inspektim në mënyrën me të cilën televizionet kombëtare në edicionet e lajmeve qendrore mbrëmë raportuan mbi deklaratën seksiste dhe poshtëruese të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski ndaj minsitres së financave Nina Angelovska.

Katër nga televizionet kombëtare raportuan mbi ngjarjen, ndërsa të tjerat sollën vendim redaktues aspak të mos informojnë për këtë ngjarje.  Tre televizione morën qendrim kritik, transmetuan qëndrime të më shumë burimeve relevante dhe e vunë theksin mbi dënimin e deklaratës. Servisi programor publik MRT1  transmetoi vetëm reksionin e LSDM-ës dhe faljen e zëdhënësit, duke i lënë shikuesit pa informacionin bazë për atë se cila ishte ngjarja për të cilën reaksionet dhe se seksizmi nuk është mënyra e kapshme e komunikimit. Në MRT2 nuk kishte informacion në asnjë nga edicionet e lajmeve.

Mediumet janë të pavarur në krijimin e politikës redaktuese të tyre, megjithatë duhet të kenë parasyshë se në pajtueshmëri me ligjin për mundësi të baranartë të burave dhe grave  kanë për obligim „të kontribuojnë në zhvillimin dhe ndërgjegjësimin e mundësive të barabarta “. Për tu pritur është ky vendim i vetë atyre ta realizojnë nëpërmjet informimit kritik për ngjarje e cila, sipas standardeve profesionale të gazetarisë dhe parametra, paraqet “Lajm” dhe meriton vend në edicionet informative ditore.

Në drejtim të ngritjes së mëtutjeshme të ndërgjegjes për rëndësinë e largimit të steriotipeve gjinore dhe seksizmit nga informimi mediatik, Agjencia i fton radiodifuzerët sërish në programet e tyre ti transmetojnë spotet nga fushata “Seksizmi nënçmon”, të cilat gjenden në joutube kanalin e Agjencisë.



Accessibility

Accessibility