DEKLARATË PËR PUBLIK

image_pdfimage_print

Shkup, 11 shtator 2019  – Ministria e Punëve të Brendshme deri te  Agjencia ka dërguar shkresë me çka ka kërkuar reagim në lidhje me mënyrën e raportimit të disa mediave të bazuara në internet për incidentin e shkaktuar në ndeshjen e fudbollit në fshatin Volino, Debrc, më 8 shtator 2019. Agjencia nuk ka koptenca mbi mediumet e bazuara në internet, me çka e njoftoi MPB-ën, por shkresën e përdori si arsyje ta verifikoje mënyrën e raportimit të televizioneve kombëtare dhe televizioneve që emetojnë program në filialen ku ndodhi aksidenti.

Me inspektimin, ishte konstatuar se televizionet të cilat informuan për ngjarjen nuk i thyen standardet dhe principet programor, duke patur parasysh se në shtojcat e kësaj teme, transmetuan pikpamje dhe mendime të ndryshme dhe shfrytëzuan më shumë burime informacioni, përfshir këtu edhe MPB-ën.

Agjencia, apelon si edhe shumë here deri tani, të gjithë mediumet për ngjarjet të informojnë në mënyrë objektive dhe të panëshme, me trajtim të njejtë të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme  ashtu që publikut ti mundësojnë formim të menduarit të lirë për ngjarje të ndara dhe pyetje. Mediat bazuar në internet nuk duhet të jenë përjashtim edhe pas asaj që nuk u nënshtrohen rregullave.



Accessibility

Accessibility