Përfaqësues nga OSBE/ODIHR për vizitë pune në ASHMA

image_pdfimage_print

 Shkup, 16 shtator 2019  – Një delegacion i OSBE/ODIHR, i udhëhequr nga znj. Korien Jonker, Shefe e Misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve në Rebubliken e Maqedonisë së Veriut, sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me qellim gjetjet nga Raporti përfundimtar i misionit vëzhgues për zgjedhjet presidenciale të mbajtura më datë 21 prill dhe 5 maj 2019.

Në takim u diskutua për ndryshimet ligjore në lidhje me financimin e Agjencisë dhe Radiotelevizionit të Maqedonisë dhe ndikimin e tyre në pavarësinë, funksionimin dhe planifikimin e veprimtarive të rregullatorit dhe transmetuesit të shërbimit publik; për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, me theks në ndarjet buxhetore për të financuar reklamat e paguara politike gjatë zgjedhjeve dhe nevojën për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, parasëgjithash duke marrë parasysh mospërputhjet midis dispozitave të caktuara ligjore.

Raportin përfundimtar i misionit vëzhgues  të zgjedhjeve presidenciale mund ta marni në uebfaqen e Agjencisë në linkun e më poshtëm:

Raporti përfundimtar i misionit vëzhgues të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më datë 21 prill dhe 5 maj 2019

Accessibility