Me konferencë dy-ditore u përmbyllën Ditët e Arsimimit Mediatik 2019

image_pdfimage_print

 Shkup, 14 nëntor 2019 – Sot dhe nesër, nën organizim të Rrjetit për Arsimim mediatik do mbahet Konferenca „Ditët e Arsimimit mediatik 2019“, e cila është ngjarja përfundimtare nga e njëjti manifestim i cili filloi më 22 tetor.

Siç theksoi Drejtori i Agjencisë Zoran Trajcevski, në katër javët e kaluara janë realizuar aktivitete të shumta të përbashkëta me anëtarët e Rrjetit të Letërsisë Mediatike, duke përfshirë punëtori me mbi 300 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, punëtori dhe takime me përfaqësuesit e grave dhe pensionistëve, ditë të hapura për vizita në ASHMA dhe institucione të tjera, përfshirë këtu edhe presidentin Stevo Pendarovski, vizitë në media. U mbajtën edhe shumë debate, diskutime në panel, vebinare dhe gjithashtu ndarja e Shpërbilimit Roberto Belichanec.

 Në këtë ngjarje u drejtua edhe nga Ambasadori i BE në vend, Samuel Zbogar, i cili theksoi se media kishte një ndikim të madh në formimin e opinionit publik në shumë çështje sociale, dhe kështu rëndësinë e identifikimit të dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Pastaj përkujtoi që Delegacioni i BE-së në Shkup mbështet në mënyrë aktive disa projekte që lidhen me Arsimimin mediatik, kryesisht që synojnë zhvillimin e të menduarit kritik të qytetarëve dhe arsimimin dixhital.

Ambasadori i Misionit të OSBE-së Klemens Koja vuri në dukje se OSBE ka mbështetur vazhdimisht aktivitete kushtuar aspekteve të ndryshme të Arsimimit mediatik dhe njoftoi një fushatë të re për media “Dyherë kontrollo, njëerë beso”.

 Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të ndjekin rezultatet e anketës Hartimi i niveleve të Arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut me popullsinë mbi 16 vjet, përgatitur në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet OSBE-së dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Në këtë ngjarje u prezantuan edhe rezultatet e Anketës së Mendimit Kritik dhe Zakonet e Informimit të realizuara në kuadër të projektit KritTink, të organizuar nga Instituti për Studime në Komunikim u zhvillua debatë të rinjtë dhe konsumerizmi online. Ky aktivitet u përmbyll me puëtori për Arsimimin mediatik me të rinjtë e partive politike, organizuar nga Instituti për strategji ekonomike dhe mardhënie ndërkomëtare Ohër.

Në ditën e dytë të Konferencës, janë planifikuar dy panele diskutime – mbi përfshirjen e Arsimimit mediatik në sferën e arsimit dhe njohjen nga manipulimit i mediave, si dhe një Panair që do të paraqesë punën e anëtarëve të Rrjetit për Arsimim mediatik.



Accessibility

Accessibility