Studentë nga Univerziteti i Tetovës vizituan Agjencinë

image_pdfimage_print

 Shkup, 12.12.2019. –Sot, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ishte nikoqire e studentëve nga Fakulteti i Studimeve juridike dhe gazetarisë pranë Universitetit të Tetovës.

Studentët patën mundësi në më shumë detaje të njihen me kompetencat, mënyrën e funksionimit dhe obligimet e Agjencisë në drejtim të implementimit të ligjeve relevante. Gjatë vizitës studentët u njoftuan nga afër me përgaditjet teknike me të cilat Agjencia disponon për monitorimin e përmbajtjeve mediatike.

 Interes të veçantë studentët treguan për të kuptuar e procesin e rregullimit të të drejtave për transmetimin e ndeshjeve sportive, rregullimin e gjuhës së urrejtjes në media, si dhe ndikimin e financave në prodhimin e përmbajtjes cilësore të programeve.

Agjencia edhe më tutje mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha shkollat universitare që kanë interes për shkëmbim të njohurive dhe përvojave praktike nga sfera audiovizuele.



Accessibility

Accessibility