DËNOJMË SULMIN NDAJ GAZETARES SË TV 21

image_pdfimage_print

Shkup, 30 janar 2020 –  Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon  ashpër sulmin ndaj gazetares së TV 21 Almedina Ismajli nga ana një ish anëtari të Aleancës për Shqiptarët.

Siguria e punonjësve të mediave nuk duhet të rrezikohet kurrë. Çdo lloj sulmi, përfshirë këtu edhe atë verbal, ndaj gazetarëve është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirisë së fjalës në një shoqëri.

Agjencia  në mënyrë të përsëritur deri më tani ka apeluar që gazetarët të lihen të lirë dhe në mënyrë dinjitoze ta kryjnë punën e tyre të përgjegjshme dhe shoqërore.



Accessibility

Accessibility