Dita Botërore e Radios në Shenjën e Diversitetit

image_pdfimage_print

Shkup, 13 shkurt 2020 – Nën kujdesin e UNESCO-s sot shënohet edicioni i nëntë i Ditës Botërore të Radios, i cili këtë vit në shënjë të diversitetit. Temat e këtij viti synojnë të nxisin pluralizmin në të gjitha radio kanalet të inkurajojnë redaksitë e lajmeve të angazhojnë njerëz nga grupe të ndryshme shoqërore dhe të diversifikojnë përmbajtjen dhe programet editoriale për të pasqyruar shumëllojshmërinë e audiencës.

Spektri i gjerë e programeve, pikëpamjeve dhe përmbajtjeve që pasqyrojnë pikëpamjet dhe mendimet e grupeve të ndryshme të qytetarëve, kontribuon në ndryshimin shoqëror dhe është një mundësi për unifikim.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale uron të gjithë radio stacionet në vend për  Ditën Botërore të Radios dhe i fton ata të japin kontributin e tyre në shënjimin e tij.



Accessibility

Accessibility