DEKLARAT PËR PUBLIK

image_pdfimage_print

Shkup, 5 mars 2020 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale shpreh shqetësimin për dënimin me burgim gjashtë muaj për kryeredaktorin e Infomax Aleksandar Mitovski për mbajtjen e një sekreti zyrtar.

Shqiptimi i dënimeve me burg për gazetarët që raportojnë për tema me interes të lartë publik mund të çojë në vetë-censurim, duke shkelur kështu lirinë e informacionit, lirinë e shprehjes dhe interesin më të gjerë të publikut.

Agjencia kujton se një nga detyrat thelbësore të mediave është pikërisht mbikëqyrja publike mbi punën e organeve politike dhe publike, e cila garanton përgjegjshmërinë dhe transparencën e tyre. Në të njëjtën kohë, kujtojmë se mediumet  gjatë kryerjes së punës së tyre duhet tië respektojnë standardet profesionale dhe etike të gazetarisë.



Accessibility

Accessibility