DERI NË FUND TË MARSIT ASHMAA I ANULON TË GJITHA AKTIVITET PUBLIKE

image_pdfimage_print

Shkup, 10 mars 2020 – Në pajtueshmëri me rekomandimet e Qeverisë që të mos mbahen takime publike masive për të parandaluar shfaqjen dhe përhapjen e Covid-19 (koronavirus), Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale do të anulojë të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet publike të planifikuara për muajin Mars.

Përkatësisht, Konferenca për Media dhe Zgjedhjet: Rregullimi dhe Praktika, Ndikimi i dezinformatave lidhur me rezultatet e zgjedhjeve, që duhej të mbahej në 23 Mars, është anuluar.

Në të njëjtën kohë, punëtoritë e planifikuara me radiodifuzerët anulohen, përfshirë atë të raportimit mediatik gjatë fushatës zgjedhore, por Agjencia, si më parë, do të vazhdojë të jetë në dispozicion për të gjitha pyetjet, qoftë me antë të telefonit ose me email (lista e punonjësve së bashku me Detajet e kontaktit të tyre është e publikuar në ueb faqen e internetit të Agjencisë https://avmu.mk/contakti/). Në faza të ndryshme të procesit zgjedhor, do të publikohen njoftime me kujtesë për detyrimet e radiodifuzerëve. Të gjitha materialet në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020 do të publikohen në faqen e ueb faqen e internetit www.avmu.mk në banerin Zgjedhjet 2020.

Takimi i parë publik për vitin 2020, i planifikuar për në fund të muajit, gjithashtu është shtyrë. Për mbajtjen e të njejtit takim Agjencia në kohën e duhur  do ta informon publikun dhe palët e interesuara për datën e mbajtjes së tij.

Seancat e Këshillit të Agjencisë, si më parë, mund të shikohen drejtpërdrejt përmes kanalit YouTube të Agjencisë .



Accessibility

Accessibility