Mediumet tu përmbahen Udhëzimeve për raportim dhe obligimet nga ASHMA

image_pdfimage_print

Shkup, 20 mars 2020 – Agjencia e përshëndet angazhimin e mediave për informim në kohë qytetarët për gjendjen e korona virusit dhe masat e marra nga autoritetet për të mbrojtur dhe parandaluar përhapjen e COVID-19.

Duke pasur parasysh rolin e mediave në raste urgjence të deklaruara për shkak të korona virusit, Agjencia është e vetëdijshme për devijimet e mundshme nga koncepti programor me çka u është ndarë leja dhe pamundësia për të respektuar në mënyrë të vazhdueshme me disa dispozita të Ligjit Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Sidoqoftë, radiodifuzerët duhet të bëjnë çdo përpjekje për të mos përdorur pandeminë si një justifikim për të mosrespektuar ligjin.

Në kontekst të kryerjes së detyrave profesionale dhe të sigurtë, Agjencia rekomandon që mediat t’u përmbahen Udhëzimeve të sigurisë dhe raportimit profesional të koronavirusit (COVID-19) të Shoqatës së Gazetarëve  dhe të Këshillit për etik në media të Maqedonisë, ku ka udhëzime praktike edhe për punën profesionale edhe për sigurimin e mbrojtjes së punëtorëve mediatik.



Accessibility

Accessibility