Donacion i ASHMA-së për radiodifuzerët, MPB dhe Ministrin e Shëndetësisë

image_pdfimage_print

Shkup, 23.03.2020 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale ka vendosur të japë një kontribut financiar – një donacion për menaxhimin e pasojave të koronavirusit (COVID-19), në shumën totale prej 105.000.000,00 (njëqind e pesë milion) denarë.

Pjesa më e madhe e mjeteve ose 103.000.000,00 denarë do tu ndahen radiodifuzerëve edhe atë: 73.000.000,00 denarë radiodifuzerëve (komerciale dhe jofitimprurëse) të cilat në këtë moment kryejnë transmetim televiziv dhe radio dhe 30.000.000,00 denarë ndahen për Servisin Radiodifuziv Publik „Radiotelevizioni“. Këto mjete janë ndarë për të mbrojtur punonjësit e tyre përmes blerjes së pajisjeve mbrojtëse, kostot që lidhen me prodhimin, prokurimin dhe transmetimin e programit, për të korrigjuar efektet e pafavorshme në performancën e tyre ekonomike për shkak të koronavirusit dhe për t’u mundësuar atyre të funksionojnë pa pengesa.

Nga 1.000.000,00 denarë u ndahen Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministris së shendetsisë, dedikuar për masat dhe aktivitetet e ndërmara për mbrojtjen e e punëtorëve të tyre për mes prokurimeve dhe mjete mbrojtëse dhe prokurime të pajisjeve të tjera mbrojtëse dhe mjete të tjera për realizimin e aktiviteteve të Ministrisë për parandalim, ndalimin e përhapjes dhe Ballafaqimit me Pasojat e Koronavirusit.

Mjetet për radiodifuzerët do të ndahen si më poshtë:

  • Të gjithë radiodifuzerëve, të cilët në vitin 2019 dhe në vitin 2020 e kanë paguar  kompensimin vjetor pr trabsmetim televiziv ose radio nl xhirollogari të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, do të kthehet shuma e paguar për kompensimin e licencës për 2019 dhe 2020, më pak shuma e tatimit mbi vlerën e shtuar. Gjithsejt vlera e mjeteve që do tu ndahet në bazë të kësaj është 65.099.000,00 denarë;
  • Radiodifuzerëve të cilëve afati për pagesë të kompensimit vjetor për leje u skadon pas sjelljes së Vendimit për donacion, edhe atë deri në fund të vitit 2020, Agjencia nuk do tu kërkoje kompensim vjetor, por do tu lëshoje faturë shuma e së cilës korrespondon vetëm me sasinë e taksës së vlerës së shtuar. Gjithsejt vlera e mjeteve që do tu ndahet në bazë të kësaj është 7.901.000,00 denarë.

Me të gjitha subjektet, Agjencia do të do të firmos marrëveshje për donacion e cila do të hyjë në fuqi menjeëherë pas firmosjes nga ana e e palëvë të kontraktuese, dhe do të zbatohet pasi Ministria e Drejtësisë të jape mendim pozitiv.

Shpresojmë që kjo masë të lehtësojë funksionimin e e punës së radiodifuzerëve dhe të mundësojë funksionimin e tyre të edhe më tej pa pengesa. Në të njëjtën kohë, ne përsëri u bëjmë thirrje të gjitha mediave që të raportojnë profesionalisht dhe me përgjegjësi dhe t’i sigurojnë publikut informacion të saktë dhe objective në kohë të duhur.

Accessibility