POLITIKANËT TË MOS I FYEJNË GAZETARËT

image_pdfimage_print

Shkup, 28 mars 2020 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dënon sjelljen e papërshtatshme dhe vulgare të Kryetarit të partisë politike GROM ndaj gazetarit të TV 24 Gorazd Çomovski.

Mediumet janë mbrojtës i interesit publik dhe krijues i vetëdijes publike dhe si i tillë, pa kërcënime dhe presione, duhet tu mundësohet që të kryejnë punën e tyre pa pengesa.

Të gjithë, dhe veçanërisht politikanët, duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën e fjalës së shfaqur publikisht dhe të demonstrojnë nivelin më të lartë të respektit për profesionin e gazetarisë dhe lirinë e informacionit.

Agjencia bën thirrje për t’i dhënë fund të gjitha formave të poshtërimit dhe abuzimit verbal ndaj gazetarëve dhe bën thirrje për respekt për dinjitetin e profesionit të gazetarisë dhe dinjitetin personal të profesionistëve të mediave.



Accessibility

Accessibility