KOMUNIKIMI ME MEDIUMET TË JETË I HAPUR DHE I DYANËSHM

image_pdfimage_print

Shkup, 21 prill 2020 – Në lidhje me regimet e punëtorëve mediatik të mënyrës së komunikimit dhe nivelit të transparencës të institucioneve qeveritare dhe qendrave shendetësore, Agjencia u bën thirrje Qeverisë dhe institucioneve të tjera kompetente që të përmirësojnë komunikimin me gazetarët në mënyrë që të jenë të hapur dhe dyanshëm.

Në raste urgjente, është jashtëzakonisht e rëndësishme tu lejohet gazetarëve që të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe t’u jepet hapësirë për të bërë pyetje.

Vetëm në këtë mënyrë nuk do të rrezikohet liria e shprehjes dhe e drejta e informimit të qytetarëve, respektivisht qasja deri te informacionet objektive, të  gjithëpërfshira dhe në kohë. Njëkohësisht Agjencia beson se autoritetet dhe institucionet kompetente duhet të shmangin përdorimin e formave komunikuese që, sipas formatit, u ngjajnë programeve të lajmeve në media, siç është shembulli i fundit

Në të njëjtën kohë, ritheksojmë se është e nevojshme që të gjithë mediat pa përjashtim, përfshirë mediat online që nuk janë në Regjistrin e Medias Online Profesionale të SEMM dhe SHGM, tu mundësohet qasje e barabartë në raportim, dhe media të respektojë standardet dhe parimet profesionale, veçanërisht kur bëhet fjalë për informacione me interes të lartë publik.

Në kontekstin e relizimit të detyrave profesionalisht dhe sigurt, Agjencia apelon të bëhet  çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e punonjësve të mediave.



Accessibility

Accessibility