Shkup, 14.05.2020 – Në bazë të Dekretit me fuqi ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Shërbime të Mediatike Audio dhe Audiovizuele në rast emergjence (Gazeta Zyrtare e RS Maqedonia Nr. 123/20), debati publik i akteve nënligjore të mëposhtme:
– Draft Udhëzime për mënyrën e regjistrimit dhe fshirjes së një përfaqësuesi ligjor të një radiodifuzeri nga një shtet tjetër në regjistrin e përfaqësuesve ligjorë të rediodifuzerëve nga shtetet e tjera që ritransmetohen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, , me formularin e bashkangjitur;
– Draft-Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për përmbajtjen dhe formën e paraqitjes për regjistrim në regjistrin e operatorëve që riemetojnë paketa programore dhe të vërtetimeve për regjistrimin e pakove programore / shërbimeve Nr. 01-5775 / 1, nga data 21.11.2014, me katër bashkëngjitje në Draft Rregulloren
“Mund tërealizohen duke përdorur mjete elektronike të komunikimit dhe e njejta zgjat 15 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi juridike.
“Në lidhje me këtë drejtim, Agjencia i fton të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në Debatin Publik për projekt dokumentet, dhe të paraqesin mendimet dhe propozimet e tyre me shkrim në formë elektronike në adresën contact@avmu.mk, deri në datën 27.05.2020.