DËNOJMË KËRCËNIMET NDAJ EKIPIT TË TELEVIZIONIT KLAN TV

image_pdfimage_print

Shkup, 29 maj 2020 – Lidhur me kërcënimet drejtuar ekipit të gazetarëve të Klan TV dje në Kumanovë,  Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dënon dhe kujton që ngajrje të tilla janë kërcënim për lirinë e informacionit.

Agjencia në mënyrë të përsëritur  ka reaguar se siguria e punonjësve të mediave nuk duhet të rrezikohet në asnjë kohë. Kjo është arsyeja pse duhet të bëhen përpjekje maksimale për të krijuar kushte që mediat të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa kërcënime dhe presione.

Duke pasur parasysh që vetëm media e lirë të çon në avancimin e proceseve demokratike, ne u bëjmë thirrje që gazetarët të lihen të papenguar dhe të kryejnë profesionin e tyre shoqëror me përgjegjësi.



Accessibility

Accessibility