Shkup, 15 qershor 2020 – Në seancën e sotme të 22-të për vitin 2020, Këshilli i Agjencisë miratoi tre akte nënligjore në lidhje me prezantimin mediatik të zgjedhjeve nga ana e radiove dhe televizioneve, si vijon:
- Metodologjia për monitorimin e prezantimint mediatik zgjedhor nëpërmjet serviseve programore të radiove dhe televizioneve gjatë proceseve zgjedhore
- Udhëzime për limitet e programit të paguar politik për zgjedhjet e vitit 2020
- Udhëzime për konfirmimin e raporteve për emetimin e reklamimit të paguar politik
Para se të miratohen aktet nënligjore, u hap seanca dëgjimore publike në të cilën të gjitha palët e interesuara u ftuan të paraqesin komente, opinione dhe sugjerime.