VAZHDON SHTYPJA MBI AGJENCINË NGA KOALICIONI MUNDEMI

image_pdfimage_print

Shkup, 21 qershor 2020. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele reptësisht hedh posht akuzat e  lëshuara sot nga deklaratat e zëdhënëses së LSDM-ës gjoja se Agjencia VMRO DPMNE-në e vë në pozitë më të priviligjuar dhe se lëvizjes BESA i shkaktohet dëm.

Draft-verzioni i Udhëzimit për limitet e reklamimit të paguar politik ishte e përpunoar pothuajse para katër muajsh, me çka ishte hapur ndëgjim publik, ku ishin të ftuar të gjithë palët e interesuar të komentojnë në tekstin e sajë. Deri në miratimin e Udhëzimit më 19 qershor, as LSDM e as BESA nuk dërguan asnjë vërejtje ose propozim. Udhëzimi është miaratuar njëzëri nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Agjencisë.

Përndryshe, ndarja e kohës për reklamim të paguar politik në Udhëzimin aktual është bërë në mënyrë krejtësisht identike si për Zgjedhjet Presidenciale 2019, duke pasur parasysh se zbatohet e njëjta dispozitë e Kodit Zgjedhor. Në atë cikël zgjedhor, kandidati presidencial i mbështetur nga LSDM Stevo Pendarovski dhe koalicioni fitoi 4 minuta, ose dy herë më shumë kohë sesa kandidatët e mbështetur nga opozita Gordana Siljanovska dhe Blerim Reka, të cilët kishin dy minuta. Atëher, LSDM nuk kishte asnjë vërejtje apo reagim në lidhje me ndarjen e minutav, dhe tani, megjithëse është përdorur e njëjta logjikë, ajo lëshon akuza të pabaza ndaj Agjencisë, udhëhequr nga interesat të ngushta partiake.

Agjencia, në disa raste ka shprehur mosmarrëveshje dhe publikisht dhe përmes reagimit ndaj institucioneve kompetente në lidhje me dispozitën ligjore të përmendur se nuk siguron kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor dhe se nuk është e zbatueshme për cikle të ndryshme zgjedhore. Edhe pas kësaj,  Agjencia ka deponuar përpjekje të përshtatshme që ta implementojë dispozitën ligjore, në korelacion me dispozitat e tjera nga Kodi Zgjedhor

Në të ardhmen, partitë politike në vend që të ndërtojnë zgjidhjet e tyre, krijimin e legjislativës zgjedhore t’ju lënë profesionistëve, pasi legjislacioni është një nga parakushtet më të rëndësishme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.



Accessibility

Accessibility