U miratua ndryshimi i ri i Udhëzimit për limitet e reklamimit të paguar politik për Zgjedhjet e vitit 2020

image_pdfimage_print

Shkup, 24 qershor 2020 – Në përputhje me Dekretin me fuqi juridike për pyetje lidhur me zgjedhjet për deputet në Kuvendin e RMV-ës, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 qershor 2020, në seancën e sotme të 23-të të Këshillit të Agjencisë u miratua ndryshimi i Udhëzimit për limitet e reklamimit të paguar politik për zgjedhjet e vitit 2020.

Ndryshimi është bërë për shkak të ndryshimit të nenit 7 të Dekretit në pjesën që i referohet shpërndarjes së kohës për emetimin  e reklamimit të paguar politik në një kohë reale, program i emetuar  ndërmjet pjsëmarësve në këtë proces zgjedhor.

 Udhëzimin për limitet e reklamimit të paguar politik për Zgjedhjet e vitit 2020 mund ta merni në këtë link.



Accessibility

Accessibility