NDALOHET EMETIMI I RPP ME TË MITUR

image_pdfimage_print

Shkup, 25.06.2020. Gjatë monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020, Agjencia konstatoi se më shumë televizione, në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, kan emetuar reklamim të paguar politik në të cilin kan marë pjesë të mitur.

Kujtojmë se për përmbajtjen e reklamimit të paguar politik  përgjegjësia është tek porositësit, por radiodifuzerët janë përgjegjës për ligjshmërinë e transmetimit të tij. Prandaj, ne u bëjmë thirrje radiofiuzerëve që menjëherë të ndalojnë transmetimin e këtyre videove, ndërsa pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore të harmonizojnë reklamën e tyre të paguar politike me ligj.

Radiodifuzerët kanë përgjegjësi readktuese për çdo vendim për të transmetuar çfarëdo përmbajtje në shërbimin e tyre programor. Prandaj, ata duhet të rishikojnë me kujdes të gjitha përmbajtjet dhe të refuzojnë transmetimin e atyre që shkelin jo vetëm Kodin Zgjedhor, por edhe Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Kjo veçanërisht  vlen për ndalesat speciale të parashikuara në nenin 48, të cilat përfshijnë nxitje dhe përhapje të diskriminimit, intolerancës dhe urrejtjes për çdo arsye të ndaluar diskriminuese.



Accessibility

Accessibility