U publikua raporti për pronësinë e mediave të radiodifuzerëve dhe botuesve të mediave të shtypura

Shkup, 30 qershor 2020 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale sot publikoi një raport me të dhënat për pronarët e radiodifuzerëve dhe botuesve të mediave të shkruara në qershor 2020. Për të siguruar transparencë të plotë të pronësisë së mediave, Agjencia gjithashtu siguroi të dhëna për pronarët e personave juridikë që posedojnë aksione në pronësi të radiodifuzerëve ose të botuesve të mediave të shtypura.

Raporti me të dhëna për pronarët e radiodifuzerëve dhe botuesve të mediave të shtypura përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me radiodifuzerët dhe përmban, në kapituj të veçantë, të dhëna për pronarët e televizionit dhe të radios dhe integrimin e kapitalit tek radiodifuzerët në qershor 2020. Në ktëtë pjesë, gjithashtu përshkruhen ndryshimet në pronësinë e radiodifuzerëve në vitin 2019, dhe përfshin aktivitetet që Agjencia ndërmori në vitin 2019 me qëllim të përcaktimit të përqendrimit të paligjshëm mediatik në drejtim të ndjekjes së strukturës pronësore të radiodifuzerëve nga aspekti i respektimit të dispozitave ligjore lidhur me kufizimet e marrjes së pronësisë.

Në pjesën e dytë të Raportit, janë paraqitur të dhënat mbi pronësinë e botuesve të mediave të shtypura.

Raportiin e të dhënave për pronarët e radiodifuzerëve dhe botuesve të mediave të shtypura në qershor 2020 mund ta gjeni në këtët link.