KUNDËRVAJTJE PËR RADIODIFUZERËT TË CILËT DO TË VAZHDOJNË TË EMETOJNË RPP ME TË MITUR

image_pdfimage_print

Shkup, 30.06.2020 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele me monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor nga fushata e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020 përsëri konstatoi se disa televizione emetojnë reklamim të paguar politik (RPP) ku bëjn pjesë të mitur, që është në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor.

Duke patur parasysh se radiodifuzerët janë përgjegjës për ligjëshmërin e përmbajtjeve të cilat i emetojnë, Agjencia paralajmëron se nga nesër secili emetim i RPP që do të ketë të mitur do të jetë lëndë e procedurave për kundërvajtje.

Për të shmangur raste të tilla, apelojmë që radiodifuzerët ti rishikojnë me kujdesë të gjitha përmbajtjet dhe ata që nuk janë në pajtueshmëri me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Shërbime e Mediatike Audio dhe Audiovizuale ti refuzojnë në emetimin e tyre. Në të njëjtën kohë,i ftojmë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore që të harmonizojnë reklamën e tyre të paguar politike me ligjet.

Accessibility