1

TELMA DHE ALSAT-M E THYEN HESHTJEN- APEL DERI TEK TË GJITHË RADIODIFUZERËT QË TA RESPEKTOJNË HESHTJEN ZGJEDHORE

Shkup, 14 korik 2020 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele gjatë verifikimit të mënyrës së raportimit të radiove dhe telvizioneve gjatë kohës së heshtjes zgjedhore konstatoi se televizionet Telma dhe Alsat-M e kan thyr të njejtën, duke publikuar materiale audiovizuele të një bartësi të funksionit në organet e qeverisë i cili në të njejtën kohë në mënyrë aktive merte pjesë në fushatë të një pjesëmarësi në procesin zgjedhor.

Në pajtueshmëri me Kodin zgjedhor, gjatë heshtjes zgjedhore, mediumet nuk mundet të publikojnë çfar do lloj informacioni, fotografi, materiale audio dhe audiovizuele lidhur  me/ose në të cilën marin pjesë në zgjedhje, çfar do lloj forme të raportimit mediatik të cialt janë të hapura apo të fshehura në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojnë në vendimin e votuesve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/ose  individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e zgjedhjeve; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet e qeverisë.

Brenda afatave ligjore, Agjencia do të dërgoje kërkesë deri te gjykata kopetente për ngritjen e procedurës për kundërvajtje kundër të dy televizioneve.

Duke pasur parasysh periudhën specifike në të cilën gjendet procesi zgjedhor, i ftojmë të gjithë radiodifuzerët që të raportojnë me përgjegjësi dhe profesionalisht duke respektuar rregullat të cilat vlejnë për heshjen zgjedhore.