KËSHILLI I ASHMAA-së VENDOS NË MËNYRË TË PAVARUR, PA ASNJË NDIKIM

image_pdfimage_print

Shkup, 28 qershor 2020 – Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mënyrë kategorike i hedh posht deklaratat e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë gjoja se drejtori i Agjencisë, në seancën e mbajtur më 15 qershor është munduar që të ndikojë tek anëtarët e Këshillit, për të sjellur vendim në dëm të televizioneve TV Alsat-M dhe TV Telma.

Këshilli i Agjencisë, si që është e përcaktuar me ligj, vendimet i sjell me shumic votash nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve, duke u bazuar në materialet e përgaditura nga Shërbimi profesional. Raportet për monitorim, mestjerash përmbajnë konstatime nga monitorimi, përshkrim të shkeljes dhe propozim-masa. Gjatë mbajtjes së seancës, prkatikë e përhershme është që të hapet diskutim sipas pikave të rendit të ditës, në kuadër të cilit shtohen mendimet dhe qendrimet në veçanti dhe shpërndahet informata lidhur me materialet për të cilat diskutuhet. Në seancën e përmendur, Këshilli njëzëri solli vendim që të ngrihet procedurë për kundërvajtje kundër TV Alsat-M dhe TV Telma për shkak të shkeljes së Kodit zgjedhor.

Deklarata e drejtorit të Agjencisë në lidhje me shkeljen e Telma TV të heshtjes zgjedhore në të cilën ai paraqet informacionet e marra nuk mund të interpretohet si përpjekje për të ndikuar. Përkundrazi, anëtarët e Këshillit duhet të jenë të informuar për gjithçka që po ndodh në sferën e mediave, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje serioze siç është bërja e presionit ndaj mediumeve.

Pyetjet e tilla duhet të jenë në qendër të diskutimeve publike dhe në vend që t’i “stampojnë” ata që i zbulojnë informacionet, palët relevante duhet të bëjnë përpjekje për t’i tejkaluar ato dhe t’i inkurajojnë palët e dëmtuara t’i procedojnë para autoriteteve kompetente.



Accessibility

Accessibility