DEKLARAT PËR PUBLIK

image_pdfimage_print

Shkup, 31 korrik 2020 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale është e shqetësuar për gjendjen e lirisë së informimit për shkak të vendimit të Prokurorisë Themelore Publike për ngritjen e akuzave ndaj gazetarit dhe kryeredaktorit të portalit “Lidder” Ljupço Zlatev për publikimin e dokumenteve të brendshme nga Drejtoria e Sigurisë për kundërzbulim.

Raportimi i një rasti të abuzimit të mundshëm të një institucioni, për të cilin ka proces gjyqsor  është një nga detyrat thelbësore të mediave të lira dhe të pavarura. Kjo mbikëqyrje e tillë publike garanton përgjegjshmëri dhe transparencë të organeve shtetërore.

Agjencia, si më parë, apelon që gazetarët të respektojnë standardet e gazetarisë profesionale dhe etike, të raportojnë në mënyrë objektive, të paanshme, dhe që institucionet të kenë parasysh se akuzat ndaj gazetarëve për publikimin e informacionit ndikojnë negativisht në lirinë e mediave dhe përpjekjet për mbrojtjen e intersit publik.



Accessibility

Accessibility