U miratua Raporti për reklamim të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore

image_pdfimage_print

Shkup, 30 korrik 2020 – Në seancën e sotme të 30-të, Këshilli i Agjencisë e miratoi Raportin për reklamim të paguar politik të programeve të radiodifuzerëve, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2020.

Të dhënat në Raport janë marrë përmes monitorimit të reklamimit të paguar politik të 69 radiodifuzerëve, të cilët janë regjistruar në Regjistrin e KSHZ dhe kanë lidhur marrëveshje me pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, nga të cilat 38 televizione dhe 31 radio. Për më tepër, të gjitha të dhënat janë t ëverifikuara përmes procedurës së konfirmimit të raporteve për shërbimet e realizuara të radiodifuzerëve.

Raportin për reklamim të paguar politik të programeve të të radiodifuzerëve mund ta merni në këtë link.



Accessibility

Accessibility