U përkthye Studimi Pluralizmi i pronësisë së mediave në mjedisin e ri të mediave

image_pdfimage_print

Shkup, 07 gusht 2020 – Për nevojat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, ekspertët Zhan Fransoa Fournemont dhe Snezhana Trpevska e përgatitën studimin Pluralizmi i pronësisë së mediave në mjedisin e ri të mediave.

Studimi në Maqedonisht dhe Anglisht, synon të vlerësojë dispozitat ligjore aktuale për përqendrimin e pronësisë në sektorin audioviziv dhe të rekomandojë hapat e ardhshëm të politikës. Si rezultat, ndryshimet në Ligjin për media dhe veçanërisht në Ligjin për Shërbimet e Mediatike Audio dhe Audiovizuale janë të mundshme, duke marrë parasysh që rregulloret ekzistuese për përqendrimin e pronësisë së mediave janë të vjetruara, dhe këto çështje po fitojnë kuptim të ri në kontekstin e teknologjive digjitale, konvergjenca, përhapja e mediave të reja në internet dhe fragmentimi i tregut dhe audiencës.

Studimi është përgatitur në kuadër të projektit “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Maqedoninë së Veriut (JUFREX 2)”, i cili është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi 2019-2022”.

Studimi është në dispozicion në këtë link: Pluralizmi i pronësisë së mediave në mjedisin e ri të mediave 



Accessibility

Accessibility