1

Është shpallur konkursi publik për dhënien e licencës për treansmetim të radios të servisit rogramor në nivelin lokal – Komuna e Tetovës

Shkup, 19.08.2020 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive shpall konkurs publik për dhënien e licencës për transmetim të radios të servisit programor për një institucion transmetimi jofitimprurës të destinuar për popullatën studentore, në gjuhën shqipe dhe maqedonase, në nivel lokal në komunën e Tetovës, i cili do të transmetohet përmes radiofrekuencës e përcaktuar nga AEK në 107.2MHz.

– Dokumentacioni i konkursit për shpalljen e konkursit publik për dhënien e licencës për një institucion transmetimi jofitimprurës për transmetimin e radios të servisit programor, në nivel lokal në komunën e Tetovës dhe formularin – Fletëparaqitje për pjesëmarrje në konkursin publik për dhënien e licencës për një institucion transmetimi jofitimprurës të servist programor në nivel lokal, në territorin e komunës së Tetovës, mund të merret në arkivin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Pallati “Panko Brashnarov”, Rruga 38 Makedonija, Shkup, çdo ditë pune nga 8: 00 deri 16:00;

– Për dokumentacionin paguhet tarifë në vlerë prej 60,000.00 (gjashtëdhjetë mijë) denarë në xhirollogarinë: 300000000618023, të Agjencisë për Shërbime të Mediatike Audio dhe Audiovizuale, depozitues të Bankës: Komercijalna Banka AD Shkup;-

– Fletëparaqitjet e kandidatëve që nuk do të paguajnë tarifën për dokumentacionin, të cilat do të dorëzohen pas skadimit të afatit, i përcaktuar me Vendimin për publikimin e konkursit  publik për dhënien e licencës për një institucion transmetimi jofitimprurës të servist programor në nivel lokal të Komunës së Tetovës, aplikacionet e shënuara në mënyrë jo të duhur, aplikimet jo të plota (të cilat nuk do të përmbajnë të gjitha dokumentet dhe bashkëngjitjet në përputhje me Aplikacionin), aplikacionet e përfunduara në mënyrë jo të duhur, si dhe aplikacionet që nuk do të dorëzohen në 2 (dy) kopje (origjinale dhe kopje), nuk do të meren në konsideratë.

Afati i fundit për dorëzimin e e fletëparaqitjeve pas konkursit publik është deri më 08.10.2020 (e enjte).

Fletparaqitjet për konkursin publik për dhënien e licencës për një institucion transmetimi jofitimprurës për transmetim të radios të servisit programor në nivelin lokal në komunën e Tetovës