Debat i hapur publik lidhur me tekstet e Draftit të programit të punës së Agjencisë si dhe Draftit të planeve vjetore për mbikëqyrje administrative dhe programore për vitin 2021

image_pdfimage_print

Shkup, 13 nëntor 2020. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga sot hap debat publik për tekstet e Draftit të programit të punës së Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (me Draftin e programit të aktiviteteve të planifikuara dhe Draftit të planit financiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele),  Draftit të planit vjetor për mbikëqyrje administrative gjatë vitit 2021, si dhe Draftit për mbikëqyrje programore gjatë vitit 2021.

Agjencia i fton të gjtiha palët e interesuara që me mendimet dhe propozimet e tyre në formë të shkruar, të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtat të dorëzohen në formë elektronike në contact@avmu.mk ose me postë në rr. “Maqedonia” nr.38, 1000 Shkup.

Debati publik zgjat deri më 13 dhjetor 2020.



Accessibility

Accessibility