DEKLARAT PËR PUBLIK

image_pdfimage_print

Shkup, 08 dhjetor 2020 – Agjencia për Shërbime të Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon sjelljen e papërshtatshme të deputetit dhe udhëheqësit të partisë politike të Majtë, Profesor Dimitar Apasiev ndaj gazetarëve Gabriela Dimkoviq – Mishevska dhe Meri Jordanovska nga media online “A1on”.

Duke qenë se media është një nga shtyllat e demokracisë dhe si e tillë duhet të jetë e lirë nga çdo lloj presioni dhe kërcënimi, të gjithë, veçanërisht politikanët dhe zyrtarët publikë duhet të përmbahen nga përçmimi, diskreditimi dhe etiketimi i gazetarëve. Mbikëqyrja e publikut është një nga themelet e lirisë së debatit politik, dhe funksionarët e tanishëm mund të jenë subjekt i kritikave të forta publike përmes mediave, kështu që në vend që të përdorin komunikim të papërshtatshëm, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën dhe përgjegjësinë për çdo fjalë të thënë.

Agjencia përsërit nevojën për t’iu përmbajtur standardeve evropiane të lirisë së informacionit dhe kërkon që të mos përdoret gjuhë që mund të minojë këto vlera.



Accessibility

Accessibility