U publikua raporti nga monitorimi i përfaqësimit mediatik zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Plasnicës dhe Komunës së Shtipit 2020

image_pdfimage_print

Shkup, 21.12.2020 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele përgatiti një raport lidhur me monitorimin e përfaqësimit të mediatik zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Plasnicës dhe Komunës së Shtipit 2020.
Programi i përgjithshëm me theks në edicionin qendror të lajmeve u analizua nga ato media që emtetojnë program në territoret e këtyre dy komunave, dmth në televizionet rajonale nga Shtipi TV M Net-HD, Iris dhe Star, në TV lokale Uskana Media dhe Gurra nga Kërçova si dhe Shërbimi i Parë Programor i Televizionit Maqedonas – MRT1, përmes të cilit Shërbimi Publik vendosi të mbulojë këto zgjedhje. Shërbimi programor vendosi që ti emetoj këto zgjedhje. Në shërbimin publik u monitorua edhe Kanali parlamentar në lidhje me respektimin e detyrimit për emetim program pa pagesë për përfaqësim politik.
Karakteristikë për raportimin e të gjitha mediave është se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me rrjedhën e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Plasnicës, por kjo ishte për shkak të vendimit të kandidatëve, dhe jo mediave.
Në përputhje me nenin 75-a paragrafi 1 alinea v të Kodit Zgjedhor, bilancin në raportimin në lajme për zgjedhjet e kryetarit të Shtipit, radiodifuzerët duhet që ta arrinin duke ndjekur parimin e shpërndarjes së barabartë të kohës, duke pasur parasysh intensitetin e fushatës së secilës prej . Krahasimi i shpërndarjes së kohës së raportimit në të gjitha televizionet ku u analizuan lajmet tregoi se ata kishin më së shumti kohë për kandidatin për kryetar të Komunës së Shtipit nga LSDM, kandidati nga TMRO ishte më pak i përfaqësuar, dhe më pak për tre kandidatët e mbetur. Televizionet e analizuara në thelb arritën një ekuilibër në raportim, me përjashtim të Iris TV, ku kandidati i LSDM ishte kryesisht më i përfaqësuari, me më shumë se gjysmën e kohës totale për raportimin e zgjedhjeve.
Lidhur me emisionet informative speciale, në mediat kombëtare ato ishin në një shkallë të vogël. Në MRT 1 dhe Kanali Parlamentar, në përputhje me obligimet ndaj kodit zgjedhor, ishte treansmetuar edhe përfaqësim politik falas.
Raporti mund të shkarkohet në këtëlink.



Accessibility

Accessibility