Zgjedhje të parakohshme lokale 2020: Rezultete nga monitorimi

image_pdfimage_print

Shkup, 23 dhjetor 2020  – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga monitorimi I radiodifuzerëve gjatë Zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunave Plasnicë dhe Shtip , përgaditi dy raporte – njërin për monitorimin e përfaqësimit mediatik zgjdhor, të dytin për emetimin e reklamimit të paguar politik gjatë fushatës (21 nëntor – 10 dhjetor 2020). Monitorimi mbi përfaqësimin mediatik zgjedhor përfshiu 20 servise programore, nga të cilët 11 televizione kombëtare, Shërbimin publik, (MRT 1 dhe Kanli Parlamentar),3 media regjionale (M Net-HD, Iris dhe Star), dy media lokale (Uskana Media dhe Gura) dhe dy radio (Kanal 77 dhe RFM).

Specifika e këtyre zgjedhjeve ishte mungesa e informacionit në lidhje me kandidatët për kryetar të Komunës së Plasnicës, për shkak të vendimit të tyre) jo të mediave. Monitorimi tregoi që kandidatët për kryetar të Komunës së Plasnicës nuk e përdorën as të drejtën e përfaqësimit politik falas të Shërbimit Publik. Lidhur me fushatën e kryer në Shtip, u vërejt se gjatë fushatës, shumë zyrtarë qeveritarë vizituan rajonin Lindor dhe aktiviteti i tyre u pasqyrua në mbulimin mediatik të rajonit në lajmet dhe / ose në programet speciale të lajmeve. Në këtë mënyrë, disa prej tyre shprehën hapur mbështetjen për kandidatin për kryetar të Komunës së Shtipit nga LSDM-ja. Programet speciale të lajmeve ishin më të pranishme në televizionet rajonale, gjë që pritet të jetë parasysh se zgjedhjet u realizuan vetëm në dy komuna.

Mediumet e analizuar në thelb arritën ekuilibër në raportim. Përjashtim bën TV Iris ku kandidati dominues, me më shumë se gjysmën e kohës totale për raportimin e zgjedhjeve, ishte kandidati i LSDM. Në këtë mënyrë, TV Iris nuk siguroi një ekuilibër në mbulimin e fushatës zgjedhore në përputhje me parimin e barazisë së të gjithë kandidatëve. Për shkak të kësaj shkelje të Kodit Zgjedhor, Këshilli i Agjencisë në seancën e 46-të nisi procedurë kundërvajtje kundër këtij mediumi.

Nga 13 radiodifuzerë të regjistruar në KSHZ, gjithsej 8 transmetuan RPP, nga të cilat 7 TV dhe 1 radio. Gjatë fushatës zgjedhore, asnjë shkelje e rregullave për transmetimin e reklamimit të paguar politik nuk u gjet në asnjë media. Shumica e kohës ishte blerë në dy televizionet rajonale TV Star dhe TV M-Net HD, në të cilat reklamoheshin video komerciale nga kandidatët për kryetar të Komunës së Shtipit. Të dhënat në Raport gjithashtu janë verifikuar përmes procedurës së konfirmimit të raporteve për shërbimet e realizuara të paraqitura nga radiodifuzerët.

Raportet nga monitorimi i radiodifuzerëve janë në dispozicion në linqet e mëposhtme:

Raport nga monitorimi i përfaqësimit mediatik zgjdhor për Zgjedhjet e Parakohshme për kryetar të Komunës së Plasnicës dhe Komunës së Shtipit 2020

Raporti mbi reklamimin e paguar politik të radiodifuzerëveза 



Accessibility

Accessibility