Sulmet ndaj gazetarëve janë absolutisht të papranueshme

image_pdfimage_print

Shkup, 27 shkurt 2021 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon ashpër sulmin dhe pengimin e punës së gazetarëve gjatë protestave të djeshme kundër vendimit për rastin “Monstra”.

Çdo lloj sulmi ndaj punonjësve të mediave, qofshin ato verbale apo fizike, si dhe çdo pengesë në punën e tyre, është një kërcënim për lirinë dhe të drejtën për informim dhe absolutisht janë të papranueshme.

Agjencia bën apel që punonjësve të mediave tu mundësohet qasje pa pengesa dhe e sigurt në të gjitha ngjarjet, veçanërisht ato me interes publik.



Accessibility

Accessibility