Formularë të rinj për raportet e radiodifuzerëve për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në licencat për TV dhe RA transmetim

image_pdfimage_print

Shkup, 1 mars 2021 – Këshilli i Agjencisë, në seancën e sotme të 7-të, miratoi formularë të rinj për raportet e radiodifuzerëve për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në licencat për transmetim të radios dhe televizionit.

Radiodifuzerët në përputhje me dispozitat e nenit 15 paragrafi 5 të Ligjit për Media, janë të detyruar të paraqesin një raport në Agjencinë për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në një formë të veçantë jo më vonë se 31 Mars 2021, për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në licencën e transmetimit të radios ose televizionit, veçanërisht për konceptin e programit. Përveç raportit, ata duhet të paraqesin informacione mbi mjetet teknike përmes të cilave transmetohet ose ritransmetohet shërbimi i programit në vend dhe jashtë tij.

Formularët për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në licencën për transmetim të radios ose televizionit janë në dispozicion në loinqet e mëposhtme:

Formularë për zbatimin e obligimeve të përacktuara me licencat për transmetim Televiziv.

Formular për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara me licencën për radio transmetim



Accessibility

Accessibility