MBËSHTETJE FINANCIARE PËR KOMPENZIMIN E MJETEVE PËR LICENCË PËR TV DHE RA TRANSMETIM

image_pdfimage_print

Shkup, 02 Mars 2021 – Këshilli i Agjencisë për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, bazuar në Vendimin e Qeverisë nga pakoja e pestë e masave ekonomike e cila siguroi ndihmë financiare për transmetuesit në vlerë prej 50,000,000.00 denarë, në seancën e djeshme vendosi që ti ndërpresë të gjitha  procedurat e filluara për marjen e licencave në bazë të kopmensimit vjetor të papaguar për transmetimet të Radios dhe Televizionit. Në të njëjtën kohë, u vendos që të mos fillojë procedura të reja për marje për mospagimin ekompensimit së licencës për 2021.

Të gjithë transmetuesve, të cilët kanë bërë pagesa të plota ose të pjesshme të kopmensimit për licencën për transmetim të radios ose televizionit në 2021, Agjencia do tua kthejë mjetet më së voni deri më 13 Mars 2021.

Transmetueve të cilëve u është lëshuar fatura për kopmensim vjetor për licencë, por nuk e kanë paguar atë, si dhe transmetuesit që nuk kanë marrë ende faturë, nuk kanë asnjë detyrim për të paguar sepse detyrimi i tyre është përmbushur plotësisht me mjete nga pakoja e masat ekonomike.

Për më tepër, Agjencia njofton transmetuesit se faturat e lëshuara për kopmensimin vjetor të licencës për transmetim të radios dhe televizionit në 2021 u nevoiten vetëm për evidentimin e tyre dhe për të njejtat nuk do të mundë që kryjnë kthim të tatimit mbi vlerën e shtuar, sepse ato plotësisht janë paguar nga mjetet e aprovuar me Vendimin e Qeverisë së RMV.

Brenda 15 ditëve nga përfundimi i këtyre aktiviteteve, Agjencia do t’i paraqesë një raport Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zyrës së të Ardhurave Publike për mjetet e përdorura nga paketa e masave ekonomike, ndërsa mjetet e mbetura të papërdorura do t’i kthehen buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.



Accessibility

Accessibility