1

Debat i hapur publik mbi Draft-ndryshimin e Planit për qëllimin dhe shpërndarjen e kapaciteteve të multipleksit digjital tokësor të OJEKM

Shkup, 13 prill 2021 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 10-të mbajtur më 12 Prill, miratoi një Draft-ndryshim të Planit për qëllimin dhe shpërndarjen e kapaciteteve të multipleksit digjital tokësor të operatorit të rrjetit publik të komunikimit elektronik i cili është i detyruar të transmetojë shërbimet e programëve radiodifuzerëve. Pas tekstit të Draft-ndryshimit të Planit, është hapur debat publik i cili do të zgjas 30 ditë.

Agjencia fton të gjitha palët e interesuara  me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë në debatin publik dhe t’i paraqesin ato me shkrim në mënyrë elektronike në adresat e postës elektronike contact@avmu.mk dhe arben.saiti@avmu.mk.

Debati publik do të zgjasë deri më 13 maj 2021.