Ambasadori francez Kiril Bomgartner në një vizitë pune në ASHMA

image_pdfimage_print

Shkup, 7 maj 2021 – Drejtori i Agjencisë për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Dr. Zoran Trajçevski, sot pati një takim pune me një delegacion të Ambasadës së Republikës së Francës, të udhëhequr nga Ambasadori KIril Bomgartner.

Fokusi i takimit ishte në mundësinë e rritjes së numrit të televizioneve franceze që ritransmetohen përmes operatorëve kabllorë. Ky hap, siç vlerësuan të dy palët, do të kontribuojë në afrimin e mëtejshëm midis dy kulturave, shkëmbimin e vlerave, si dhe qasjen më të madhe të përmbajtjes që do të kontribuonte në mësimin më të lehtë dhe përmirësimin e gjuhës frënge.



Accessibility

Accessibility