Deklarat për publik

image_pdfimage_print

Shkup, 28 maj 2021 – Lidhur me deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev në intervistën për të përjavshmen “Fokus”, lidhur me episodin e parë “Komplot kundër ajrit” nga seriali dokumentar “Redaksia” e Laboratorit të Raportimit të Kërkimit (IRL), Agjencia thekson se zyrtarët publikë duhet të përmbahen nga shprehja publike e pikëpamjeve që hedhin dyshime mbi besueshmërinë e gazetarisë hulumtuese.

Gazetaria hulumtuese është thelbësore në realizimin e rolit të medias për të zbuluar dhe analizuar çështje me interes publik dhe për të shërbyer si një korrigjim për autoritetet. Në këtë kontekst, gazetarët nuk duhet të dekurajohen, përkundrazi, ata duhet të inkurajohen të hulumtojnë tema të ndryshme në lidhje me shfaqjet e mundshme të korrupsionit ose abuzimit nga institucionet ose individët. Nëse një palë e interesuar konsideron se standardet dhe parimet e sjelljes të përcaktuara në kodet gazetareske nuk janë përmbushur, ai mund të përdorë mekanizmat ekzistues dhe t’u drejtohet organeve vetërregulluese.



Accessibility

Accessibility