U publikua Raportit i dytë nga monitorimi i raportimit mediatik për Zgjedhjet lokole

image_pdfimage_print

Shkup, 1 tetor 2021 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele përgatiti Raportin e dytë nga monitorimi i mediave raportuese për Zgjedhjet lokale në periudhën parafillimit të kampanjës zgjedhore  (nga 1 deri 26 shtator 2021 ). Në raportë është analizuar programi 24-orësh në MRT1 në gjashtë televizione komerciale në nivel shtetëror-TV 24 Vesti, TV Alsat-M, TV Alfa, TV Kanal 5, TV Sitel, dhe TV Telma.

Rezultatet e monitorimit treguan se në këtë periudhë nuk u konstatuan shkelje të dispozitave të Kodit zgjedhor. Në periudhën parazgjedhore tek MRT1 nuk ishin evidentuar konfrontime debati të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor,ku transmetuesi i shërbimit publik është i detyruar ti organizojë sipas nenit 76-a paragrafi 11 nga Kodi zgjedhor. Detyrimin për raportim në gjuhën e shenjave për personat me dëmtim në dëgjim,e përmbushën vetëm MRT1 dhe TV 24 Vesti.

Tema për zjarrin fatal në spitalin modular -Kovid në Tetovë i mbuloi të gjitha aktualitetet,politikat e brëndshme dhe temat shoqërore nga tragjedia e 8-të Shtatorit e më tej.Gjithnjë e më shumë redaksitë informative vendosën periudhën parazgjedhore ta plotësojnë me intervista, skica mediatike të kandidatëve për kryetar bashkie, me një apostrof mbi dymbëdhjetë opsionet partiake dhe të pavarura për kryetar bashkie të Shkupit

Pjesa me e madhe e përmbajtjeve mediatike ishte preokupuar me dekada të rivalitetit ndërpartiak dhe kthesës gazetareske ndaj politizimit jokontruktiv në të gjitha sferat e shoqërisë, e relativizon, gjegjësisht e bën të paqartë edhe përmbajtjen e lajmeve dhe raporteve.

Përshtypja mbizotëruese e qasjes mediatike ndaj partive ose ndaj opsioneve të pavarura zgjedhore, është se temat që logjikisht mirëpriten në periudhën parazgjedhore-gjendja urbanistike dhe sociale, ndërhyrje dhe plane,përgjegjshmëria e autoriteteve lokale dhe para segjithash zëri i qytetarëve në lidhje me (jo) kualitetin të politikave ekzistuese të qytetit-humbin epërsinë e tyre në media publike,kështu që ato përcillen përmes një vizioni të theksuar të polarizuar partiak.

Raportet individuale për shërbime programore nacionale që janë subjekti i monitorimit janë të përmbajtura në Raportin e dytë të raportimit në media për Zgjedhjet lokale, në dispozicion në këtë  link.



Accessibility

Accessibility