Raport për mbulimin mediatik në raundin e parë të fushatës për Zgjedhjet lokale 2021

image_pdfimage_print

Shkup, 25 tetor 2021 Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele publikoi raportin mbi mënyrën e raportimit  të transmetuesit në raundin e parë të kampanjës zgjedhore (nga 27 shtatori deri 15 tetor 2021).Në monitorim ishin përfshirë gjithësej 13 shërbime programore –televizionet komerciale kombëtare Аlsat-М, Аlfa, Каnal 5, Sitel, Теlma, 24 Vesti, 21-М, Shenja dhe Кlan Маqedoni dhe kanalet programore të Shërbimit publik – МRТ1, МRТ2,Kanali i Kuvendit dhe Programi i parë  i Radios maqedonase.

Gjetjet nga monitorimi rezultuan se në këtë periudhë nuk u konstatua shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Të gjitha shërbimet komerciale në mbarë vendin kanë bërë cdo përpjekje për të ofruar mbulim mediatik të fushatës zgjedhore dhe pothuajse të gjithë,përveç atyre që informonin çdo ditë-përveçse informuan ,për emisionet informativo ditore për  pjesëmarrësit në zgjedhje rezervuan më shumë informacione të veçanta programore. Fushata nuk umbuluar në përputhje me parimet e barazisë për kandidatët për kryetar komune dhe proporcionaliteti për kandidatët për këshilla komunal.Mediat e përcjellën fushatën zgjedhore në mënyrë pragmatike, kryesisht sipas pritshmërive nga përvoja e prëgjithshme politike të proceseve zgjedhore,duke i dhënë prioritet LSDM dhe VMRO DPMNE dhe partnerëve të tyre në koalicion,dhe jo sipas parimeve fillestare të kërkesave të deklaruara ligjore.Po për një konstatim të tillë ka një numër të madh arsyesh ,në këtë rast duke u nisur nga baza-numri i madh i kandidatëve të konfirmuar për qytetin Shkup,për komunat e Shkupit në veçanti,dhe për të gjitha komunat e tjera në vend.

Servisi publik transmetues ka respektuar kërkesat ligjore për strukturën e emisione të përditshme, për transmetimin e debateve dhe përfaqësimi i lirë politik.Kanali i Kuvendit transmetonte përfaqësim politik falas të më shumë përfaqësuesve në zgjedhje,duke caktuar orarin sipas dispozitave ligjore

Informacion për personat me aftësi të kufizuara shqisore ka dhënë vetëm MRT 1 dhe TV 24 Vesti.

Paralelisht me këtë monitorim,Agjencia monitoroi transmetimin e reklamave të paguara politike të 41 televizioneve dhe 48 radiove që në afatet e përcaktuara ligjore u regjistruan në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve, raporti i të cilit do të shpallet brenda afatit të parashikuar në Kodin Zgjedhor.

Raporti për mënyrën e informimit të transmetuesve gjatë fushatës zgjedhoreИзвештајот за начинот на известување на радиодифузерите во текот на изборната кампања (nga 27shtatori deri   15 tetor  2021 година)është në dispozicion në linkun.

 



Accessibility

Accessibility