U miratua raporti për reklamim të paguar politik për raundin e parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021

image_pdfimage_print

Shkup, 3 nëntor 2021  – Në seancën e sotme të 31-të, Këshilli i Agjencisë miratoi Raportin për programin e paguar politik të programeve të transmetuesve, gjatë kohës së raundit të parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021 (nga 27 shtator deri 15 tetor).

Të dhënat në Raport janë marrë përmes monitorimit gjatë transmetimit të reklamave të paguara politike të 77 transmetuesve,të cilët janë të regjistruar në Regjistrin e Komisionit shtetëror zgjedhor dhe lidhën kontratë me pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, nga ku 39 televizione dhe 38 radio.Suplementet e të dhënave janë kontrolluar gjatë procedurës për vërtetimin e raporteve për realizimin e shërbimeve të transmetuesve.

Në pajtueshmëri me Kodin zgjedhor, Raporti për reklamim të paguar politik për raundin e parë të kampanjës zgjedhore do të dorëzohet në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Raporti për reklamimin e paguar politik i programeve të transmetuesve për raundin e parë të fushatës zgjedhore mund të merret në këtë link.



Accessibility

Accessibility