Raport për informim mediatik në raundin e dytë nga fushata për Zgjedhjet lokale 2021

image_pdfimage_print

Shkup, 5 nëntor 2021 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot e shpalli raportin për mënyrën e informimit të transmetuesve për raundin e dytë të fushatës zgjedhore (nga 18 shtator deri 29 tetor 2021). Në monitorim ishin përfshirë gjithsej 13 servise programore – televizione komerciale nacionale Аlsat-М, Аlfa, Каnal 5, Sitel, Теlma, 24 Vesti, 21-М, Shenja dhe Klan Maqedoni dhe kanalet programore të Shërbimit publik – МRТ1, МRТ2, Kanali i Kuvendit dhe Programi i parë në Radion Maqedone (MRA1). Rezultatet nga monitorimi treguan se nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave nga Kodi zgjedhor.

Dhe në raundin e dytë të fushatës, në emisionet ditore informative në plan të dytë mbeti në përmbajtje konkrete të programeve zgjedhore zhvillim i komunave, dhe në raporte, deklarta iu dha prioritet zëshëm (post) dueleve ndërpartiake, të dominuara kryesisht në daljet publike të liderëve të SDSM,VMRO DPMNE,DPA,Besa dhe Koalicioni ndërmjet Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativa.

Sipas ditarit qendror televiziv të transmetuesve të analizuar, informimin për kandidaturën e kryetarëve të komunave, në numër të madh u reduktuan në deklarata të selektuara me pagesë, kolicione partiake material i promovuar, i emetuar në rubrika të ndara, pa metodat e përballjes mes rivalëve për pushtet në një komunë.

Redaksitë informative të Shërbimit publik – МRТ1, МRТ2 dhe МRА1 i përmbushën kërkesat nga Kodi zgjedhor për një ndarje tematike katërpjesëshe të informacioneve qendrore ditore, dhe në grupe tematike prej 30%- për qeverinë, për oopozitën dhe për ngjarjet aktuale të qeverisë dhe të këshillit, dhe 10% për kandidatët e pavarur dhe për aktivitetet e partive joparlamentare.

Për sa i përket, transmetuesit kombëtar u interesuan kryesisht për duelet në qytetin e Shkupit dhe për komunat e Shkupit- Qëndër, Karposh dhe Çair, si dhe për komunat më të mëdha maqedonase-Bitol, Kumanovë, Tetovë, Kërçov, Ohër dhe Gostivar, komuna që dhe përmes debateve të analistëve në skenën politike maqedone ishin apostrofuar si thelbësore për pozitën e pushtetit aktual, koalicionin ekzekutiv nga LSDM dhe nga BDI.

Intervistat në raundin e dytë rezultuan si të ishin editorial rezerv për shfaqjen e ofertës politike, sepse transmetues të caktuar përsëri u përballën me bojkot të hapur ose me arsye të tjera për shmangien e debatit të planifikuar.

Informimin për personat me aftësi të kufizuar  në shqisa, në veçanti siguruan MRT 1 dhe TV 24 Vesti.

Raportin për mënyrën e informimit të transmetuesve në raundin e dytë të fushatës zgjedhore (nga 18 shtator deri 29 tetor 2021 ) është në dispozicion në këtë .link.



Accessibility

Accessibility