Radiodifuzerët sot,nesër dhe pasnesër ta përshtatin programin me ditët e zisë

image_pdfimage_print

Shkup, 23 nëntor 2021 – Me rastin e aksidentit tragjik në trafik që ndodhui në Republikën e Bullgarisë, Qeveria e RMV-së  shpalli ditën e sotme, nesër dhe pasnesër, që nga 23  deri më 25 nëntor, për ditë zie.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u bënë thirrje radiodifuzerëve që të përshtatin programin dhe të emitojnë përmbajtje që sipas funksionit të saj mediatik i përgjigjet ditëve të zisë.

Programet shou zbavitëse, emisionet humoristike ose programet artistike të zhanrit komedi që ishin planifikuar të emetohen këto tre ditë të shpërndahen për ditët të tjera të javës, ndërsa muzika duhet të jetë nga zhanre muzikore të përshtatshme për ditët e zisë. Nëse kjo lejohet nga marrëveshjet e lidhura, rekomandohet këto tre ditë të mos emetohet reklamat.



Accessibility

Accessibility