U mbajt debat online mbi arsimimin mediatik të ASHMA dhe Resis

image_pdfimage_print

Shkup, 30 nëntor 2021 – Në kuadër të Ditëve të arsimimit mediatik 2021,Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Instituti Resis zhvilloi dje një debat online me temë „Analiza e aspekteve gjinore në programet televizive për fëmijë: A po ndërtojmë ndërgjegjësim kritik tek fëmijët?”. Diskutimi përfshiu disa segmente, nga ku si është ndikimi psikologjik i programeve për fëmijë mbi rritjen dhe zhvillimin e tyre, deri në mënyrën se si duhet të krijohen politikat dhe programet e mediave dedikuar për fëmijët.

Duke bërë hyrjen në debat, Dr.Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë, theksoi se gjetjet treguan se Shërbimi publik udhëheq një politik programore të planifikuar dhe konceptuar në lidhje me popullatën fëminore, por ky konstatim është më i vlefshëm për MRT1, sesa për MRT2. Përsa i përket programeve televizive komerciale gjetjet tregojnë se nuk ka mendim dhe qasje të kujdesshme editoriale ndaj përzgjedhjes së emisioneve të dedikuara për segmente të moshave të ndryshme të audiencës së mitur.

Mr.Igor Micevski nga Instituti Resis i prezantoi gjetjet nga hulumtimi „Analiza e aspekteve gjinore në programet për fëmijë në televizion kombëtar tokësor” që ishte punuar  për nevojat e ASHMA-së. Në vazhdim, ai dha më shumë shembuj të mungesës së përgjithshme të koncepteve gjatë zgjedhjes emisione për fëmijë, ku konfirmohet edhe në prezantimin e roleve gjinore. Në programet artistike të prodhuara në vend,dominojnë seriale ku emetohen shfaqje patriarkele për rolet gjinore të shoqërive të shekullit të 19-të,dhe ndërkohë nuk ka mjaftueshëm emisione me pikëpamje bashkëkohore në të cilat çështjet gjinore trajtohen nga një pozicion liberal. Në anën tjetër,programet artistike me produksion të huaj merren pa marrë parasysh nëse a janë ato pjesë e një ekskluziviteti (shitja e një kukulle, video lojëra,pajisje shkollore për fëmijë dhe produkte të tjera)që zhvillon konsumizmin tek fëmijët. Këto emisione qarkullojnë me përfaqësime të idealizuara që janë vështirë të arritshme për trupat femëror dhe mashkullor.

Për rezultatet e Hulumtimit, dhe në lidhje me aspektin e zhvillimit tek fëmijët, Dr.Ana Blazheva, nga Instituti „Psihoterapika“vuri në dukje se përfaqësimi i matricës patriarkale dhe vlerat në pjesë të madhe të përmbajtjeve,veçanërisht në programet artistike,që nuk korrespondojnë me mënyrën e sotme të jetesës, krijon një situatë frustruese dhe mund të çojë në sjellje destruktive.

Krijimi i një programi televiziv edukativ destinuar për të rinjtë që do t’i përgjigjet dhe nevojave evropiane dhe kombëtare është një specifik për të gjithë botën, jo vetëm për ne, theksoi kryeredaktorja e MRT1, Mr.Aneta Andonova. Është shumë e vështirë të krijosh një program edukativ në televizion i cili do të mbajë publikun e fëmijëve para ekranit, sepse hulumtimet treguan se fëmijët nuk i besojnë më televizionit.

Pjesëmarrësit në debat u pajtuan se duhet bërë shumë punë për të krijuar një koncept programor cilësor dhe përmbajtje që do të plotësojnë nevojat e fëmijëve dhe të rinjtë dhe prej tyre do të krijojnë një audiencë që ka vetëdije kritike dhe dituri mediatike.



Accessibility

Accessibility